750 mijë dollarë për lobim, por “non grata” s’hiqet/ SHBA i mbyll derën Berishës

Data

Pavarësisht shpenzimit prej 750 mijë dollarësh për lobim në Shtetet e Bashkuara, statusi “non grata” i ish-kryeministrit Sali Berisha mbetet i pandryshuar. Autoritetet amerikane nuk kanë sinjalizuar asnjë zhvillim politik apo diplomatik që të çojë drejt heqjes së këtij vendimi.

Sipas dokumenteve zyrtare të depozituara në kuadër të ligjit amerikan për regjistrimin e agjentëve të huaj (FARA), kompania lobuese që përfaqëson Berishën ka paraqitur një amendament teknik të deklaratës së saj financiare për periudhën prill–gusht 2025. Amendamenti ka të bëjë vetëm me korrigjime raportimi dhe nuk shoqërohet me asnjë ndryshim qëllimi apo strategjie politike.

Në dokument nuk ka asnjë referencë që të sugjerojë rishikim të vendimit “non grata”, duke konfirmuar se pagesat e kryera deri tani kanë shërbyer vetëm për vijimësinë formale të kontratës së lobimit dhe jo për ndonjë rezultat konkret në raport me administratën amerikane.

Në thelb, pavarësisht shumës së konsiderueshme të paguar për përmirësimin e imazhit dhe përpjekjeve për ndikim diplomatik, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Berishës mbetet i pandryshuar. Vendimi “non grata” vazhdon të jetë në fuqi, ndërsa dyert e Uashingtonit për ish-kryeministrin shqiptar mbeten të mbyllura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related