Pas 5 ditësh ndërprerje, rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në Vlorë

Data

Pas pesë ditësh mungesë totale të ujit të pijshëm, furnizimi është rikthyer më në fund në qytetin e Vlorës. Defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit është riparuar gjatë orëve të natës, ndërsa pas mesnate ka nisur gradualisht furnizimi me ujë.

Sipas informacionit zyrtar, ndërhyrja teknike ka përfunduar rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin ka nisur edhe mbushja e depove kryesore. Aktualisht, me ujë është furnizuar zona e Lungomares, ndërsa pjesë të tjera të qytetit pritet të përfshihen gradualisht gjatë orëve në vijim.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, për shkak të testimit të pajisjeve të reja të instaluara pas riparimit të defektit. Situata pritet të normalizohet plotësisht pasi të përfundojnë testimet teknike dhe të stabilizohet presioni në rrjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related