Enver Jamaku, i cili ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësis ë dhe i dënuar nga gjykata si pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për shitjen e blerjen e armëve të zjarrit, duke përfshirë këtu mjekun kardio-kirurg Dervish Hasin.
Në dëshmi, Jamaku flet për gjetjen e dy pistoletave që ia kishte kërkuar Gjergj Cukalin, por që sipas tij ia kishte gjetur mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Dëshmia e Enver Jamakut:
“Gjergj Cukalin e kam njohur kur kam blerë një “Audi A3”, ngjyrë e bardhë nëpërmjet një lidhjeje shoqërore të një personi tjetër. Pasi ky shoku im që merrej me shitjen dhe blerjen e makinave iku me tha të mbaj kontakte me Cukalin.
Në varrimin e Nehat Kullës unë kam qënë me mjekun Dervish Hasi. Në një moment që Hasi është shkëputur më ka ardhur Gjergj Cukali nga mbrapa dhe më ka thirrur Velo. Ky është i vetmi person që më therret Velo.
