Mister i rëndë në Greqi: Vëlla e motër gjenden të pajetë në banesë, dyshohet asfiksim nga soba

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë këtë të hënë, ku dy anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në zonën Krya Vrysi të Kalambakas.

Viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe motra e tij 65-vjeçare, të cilët jetonin së bashku. Trupat e tyre u zbuluan brenda banesës, ndërsa autoritetet u njoftuan pas shqetësimeve të fqinjëve.

Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat kryesore të hetimit është asfiksimi nga tymi, pasi dyshohet se ata po përdornin një sobë për ngrohje. Megjithatë, autoritetet theksojnë se rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet procedurale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja është ende e mbuluar me mister dhe autoritetet greke nuk përjashtojnë asnjë pistë deri në daljen e rezultateve përfundimtare të hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related