“Zgjedhja e Avokatit të Popullit antikushtetuese”/ Adriana Kalaja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Data

Ish-kandidatja për postin e Avokatit të Popullit, Adriana Kalaja, ka njoftuar se do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e procedurës së zgjedhjes së këtij institucioni nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas njoftimit të saj publik, më datë 29 dhjetor 2025 ajo do të paraqesë kërkesën me objekt konstatimin e antikushtetutshmërisë dhe pavlefshmërisë së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, e miratuar nga Kuvendi më 11 dhjetor 2025.

Kalaja ka bërë të ditur gjithashtu se ka kërkuar pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe antiligjor, deri në shpalljen dhe botimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare.

Në njoftimin e saj, ajo falënderon mbështetësit për përkrahjen gjatë kandidaturës dhe paralajmëron se do të japë më shumë detaje në një deklaratë për media pranë Gjykatës Kushtetuese, të planifikuar për paraditen e së hënës.

Sipas saj, ky është vetëm hapi i parë dhe veprime të tjera do të pasojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related