Arrestohet 57-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshohet për kultivim masiv kanabisi

Data

Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në Malësinë e Madhe, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për vepra të rënda penale që lidhen me narkotikët. Shtetasi Aleksandër Malaj, banues në Bajzë, u ndalua pas kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas policisë, ndaj 57-vjeçarit Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis në zonën e Bajzës. Këto bimë u zbuluan dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë më datë 18 shtator 2025, gjatë një operacioni në terren.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related