Lamin Jamal ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale, duke arritur mbi 1 milion ndjekës në vetëm një ditë, me publikimin e vetëm një videoje. Debutimi i tij në YouTube është shndërruar menjëherë në fenomen, duke kaluar shifrën e një milioni abonentësh në më pak se 48 orë.
Ky sukses tregon edhe një herë ndikimin global të futbollistit të Barcelonës, i cili nuk tërheq vëmendje vetëm brenda fushës së blertë. Në videon e publikuar, Jamal shfaqet larg uniformës sportive, duke pozuar me stilin e tij personal dhe trendet e veshjeve, çka e bëri përmbajtjen virale brenda pak orësh.
Reagimi masiv i publikut konfirmon se Jamal është tashmë një ikonë përtej futbollit, duke u kthyer në një nga figurat më të ndjekura të brezit të ri. Me këtë ritëm rritjeje, ai synon të afrohet me rekordet e figurave më të klikuara në botën e sportit dhe rrjeteve sociale.
