Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Sipas shifrave zyrtare, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.39% e qytetarëve me të drejtë vote.
Në total, të drejtën e votës e kanë ushtruar 167.653 qytetarë nga 1.999.204 votues të regjistruar. KQZ bën të ditur se pjesëmarrja më e lartë deri në këtë orë është shënuar në Prishtinë dhe Ferizaj.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, ndërsa autoritetet zgjedhore presin që pjesëmarrja të vijojë të rritet në orët e pasdites.