Abdixhiku voton dhe apelon për shpresë: Të largohemi nga zymtësia dhe bllokada

Data

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.

Pas votimit, Abdixhiku u prononcua për mediat, duke i bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të votojnë për të ardhmen e vendit.

Ai u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe se shpreson që procesi të zhvillohet pa probleme. Sipas tij, qytetarët duhet të votojnë për zhvillim, stabilitet dhe një të ardhme euroatlantike.

“Uroj që qytetarët të largohen nga zymtësia dhe bllokada që na ka shoqëruar këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës, ashtu siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Abdixhiku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related