Hetimet për AKSHI-n, Rama mbron Karçanajn: Të pritet drejtësia, jo gjyqi mediatik

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ai ka marrë në mbrojtje drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama i cilësoi akuzat ndaj Karçanajt si shumë të rënda dhe theksoi se zbardhja e së vërtetës duhet t’i lihet drejtësisë, duke kërkuar durim dhe përmbajtje në reagime.

Sipas tij, proceset hetimore nuk mund të zëvendësohen nga gjykime politike apo mediatike. Kryeministri nënvizoi se vetëm institucionet e drejtësisë kanë përgjegjësinë për të nxjerrë në pah të vërtetën e plotë mbi çështjen në fjalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related