Zgjedhje të parakohshme parlamentare sot në Kosovë, rreth dy milionë qytetarë votojnë

Data

Qytetarët e Kosovës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u shpallën pas dështimit të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit për të miratuar dy kabinetet qeveritare të propozuara.

Rreth dy milionë shtetas kanë të drejtë vote dhe që nga ora 07:00 mund t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur legjislaturën e dhjetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, në të gjitha 38 komunat e vendit.

Në total do të hapen 948 qendra votimi. Prej tyre, 910 janë për votim të rregullt me gjithsej 2.557 vendvotime, ndërsa 38 qendra me 57 vendvotime janë paraparë për votimin me kusht. Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se të gjitha përgatitjet janë kryer me kohë për zhvillimin normal të procesit.

Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 24 subjekte politike me 1.180 kandidatë për deputetë. Tetë subjekte politike shqiptare garojnë me 624 kandidatë për 100 vendet në Kuvend, ndërsa subjektet nga komunitetet joshumicë synojnë 20 ulëset e garantuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related