Këtë të diel, territori i vendit do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në shumicën e zonave gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.
Temperaturat do të mbeten të ulëta, duke sjellë ndjesinë e të ftohtit, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në zonat e luginave pritet të forcohet, duke arritur deri në 17 m/s.
