“Nëse do kishte dënim me vdekje…”, Berisha sulmon qeverinë dhe Ballukun: I kanë ditët e numëruara

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë gjatë një takimi politik të mbajtur në Korçë, duke hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, mazhoranca ndodhet në fundin e saj politik dhe “i ka ditët e numëruara”.

Berisha deklaroi se Ergys Agasi ka luajtur rolin e një “kryeministri në hije”, duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ai foli për afera financiare dhe pasuri të fshehura, duke i cilësuar si produkte të vjedhjes së taksave të qytetarëve.

“Ergys Agasi ishte kryeministri në hije. Ai e përdorte AKSHI-n si pronë private. Ato para janë taksat tuaja. Ato një mijë euro që u kthyen në mbi 230 milionë euro janë vjedhje e pastër. Rama i ka ditët e numëruara, koha e tij ka mbaruar,” u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së sulmoi ashpër edhe Belinda Ballukun, duke e cilësuar atë të vdekur politikisht, ndërsa i bëri thirrje që të japë dorëheqjen. Ai deklaroi se dënimi politik për drejtuesit aktualë të qeverisë është i pashmangshëm.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi gjithashtu ligjin për barazinë gjinore, të cilin e quajti një projekt ideologjik për shkatërrimin e familjes, duke e lidhur atë me fondacionet ndërkombëtare dhe influencat e huaja.

“Ky është një ligj bastard që shkatërron familjen. Rama dhe Balluku janë të vdekur politikisht. Dënimi i tyre është përfundimtar. U them jepni dorëheqjen, sepse do u tregojmë vendin që meritoni,” deklaroi Berisha.

Në një nga deklaratat më të forta të fjalimit, kreu i opozitës përdori gjuhë ekstreme për të theksuar revoltën e tij ndaj qeverisë, duke thënë se nëse do të ekzistonte dënimi me vdekje, drejtuesit aktualë do të meritonin dënime të shumëfishta politike për dëmin e shkaktuar ndaj vendit.

Në përfundim, Berisha theksoi se opozita do të vijojë betejën politike përmes qëndresës paqësore dhe se qeveria aktuale, sipas tij, do të përcillet “në honet e historisë”, ashtu si regjimet e së shkuarës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related