“SHBA paralajmëron goditje ndaj korrupsionit në Shqipëri”, PL: Siguria kombëtare ndodhet në duart e Ergys Agasit

Data

Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe skandale të rënda, veçanërisht në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, tha se Shqipëria, ndonëse anëtare e NATO-s, është kthyer në një shtet të kapur nga mafia dhe interesat kriminale, duke rrezikuar sigurinë kombëtare dhe stabilitetin institucional.

Sipas saj, bashkimi i pushtetit politik me krimin e organizuar ka krijuar një mekanizëm ku paratë e paligjshme përdoren për të deformuar zgjedhjet, ndërsa bandat kriminale mbrohen nga pushteti në këmbim të garancive për paprekshmëri.

Memelli deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për të goditur këtë sistem, duke orientuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) që të fokusohet te rrjetet financiare dhe ekonomike që mbështesin korrupsionin, sipas parimit “ndiq paranë”.

Sipas Partisë së Lirisë, në qendër të hetimeve duhet të jenë investitorët strategjikë, kontratat e inceneratorëve, abuzimet në AKSHI dhe ndërtimet e mëdha në Tiranë. Ajo paralajmëroi se presioni ndaj SPAK është i lartë dhe se një afat 90-ditor, që përfundon në mars 2026, pritet të shënojë një ndryshim rrënjësor të qasjes amerikane.

Sipas Memellit, miratimi nga Kongresi Amerikan i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor nënkupton kalimin nga sanksionimi i individëve të veçantë, drejt çmontimit të plotë të rrjeteve kriminale, financiare dhe ekonomike që mbështesin korrupsionin në Shqipëri.

Ajo theksoi se ky proces pritet të përfshijë arrestime të nivelit të lartë dhe pastrim të tregut dhe institucioneve, përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Partia e Lirisë deklaroi gjithashtu se ka pesë prioritete madhore për transformimin e Shqipërisë në një vend prodhues dhe eksportues, ku qytetarët të jetojnë në siguri dhe mirëqenie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related