“Gjithçka është 100% gati” – Zelensky për planin e paqes: Duhet t’i afrohemi rezultatit të dëshiruar

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se plani 20-pikësh i paqes i propozuar nga Shtetet e Bashkuara është pothuajse i përfunduar, duke theksuar se aktualisht është rreth 90% gati.

Në një deklaratë publike, Zelensky konfirmoi gjithashtu se do të takohet të dielën në Florida me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes së dokumentit dhe avancimit të procesit të paqes.

“Plani 20-pikësh mbi të cilin kemi punuar është 90% gati. Detyra jonë është të sigurohemi që gjithçka të jetë 100% gati. Nuk është e lehtë, por duhet t’i afrohemi rezultatit të dëshiruar me çdo takim dhe me çdo bisedë,” u shpreh Zelensky.

Takimi i paralajmëruar vjen në një moment vendimtar për përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës që po zgjat prej gati katër vitesh në Ukrainë. Iniciativa e udhëhequr nga SHBA-ja synon ndërtimin e një kuadri të qëndrueshëm paqeje, por deri më tani është përballur me qëndrime të forta dhe shpesh kontradiktore mes Kievit dhe Moskës.

Zelensky theksoi se çdo raund bisedimesh është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së konfliktit, edhe pse rruga mbetet e vështirë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm diplomatik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related