Problemet me furnizimin me energji elektrike janë rikthyer sërish në Kosovë, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të sektorit energjetik, pavarësisht investimeve të deklaruara ndër vite. Dy termocentrale të vjetra, Kosova A dhe Kosova B, mbajnë ende barrën kryesore të furnizimit me energji për mbi 1.5 milionë qytetarë.
Sipas Qeverisë në detyrë, vetëm gjatë vitit 2025 janë ndarë miliona euro për rehabilitimin e këtyre kapaciteteve, me synim rritjen e sigurisë së furnizimit. Investime janë përmendur edhe nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike. Megjithatë, çdo fundvit, me uljen e temperaturave dhe rritjen e konsumit për shkak të kthimit të diasporës, sistemi vihet sërish në provë.
Më 22 dhjetor, KEDS u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë në orët e pikut, pasi konsumi ka arritur mbi 1.365 megavat brenda një ore. Ngarkesa e lartë në rrjet solli ndërprerje të energjisë në disa qytete, duke shkaktuar ankesa të shumta nga bizneset për dëme financiare. Madje, janë ngritur shqetësime se reduktimet e rrymës mund të ndikojnë edhe në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.
Prodhimi dhe varësia nga importi
Kosova arrin të prodhojë rreth 94 për qind të energjisë elektrike përmes djegies së thëngjillit, ose afërsisht 800 megavat në orë. Pjesa tjetër sigurohet nga burimet e ripërtërishme, si hidrocentralet, panelet diellore dhe turbinat e erës. Megjithatë, kur kërkesa rritet ndjeshëm, importi bëhet i pashmangshëm.
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë periudhës janar–nëntor 2025, Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 248 milionë eurosh, ndërsa ka eksportuar vetëm rreth 48 milionë euro. Importet kryesore janë siguruar nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ndërkohë, qeveria ka mohuar pretendimet për bashkëpunim të dyshimtë me biznese serbe për blerjen e rrymës.
Investime të pamjaftueshme dhe politika afatshkurtra
Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, vlerëson se kriza aktuale është pasojë e mungesës së investimeve kapitale dhe dështimit për të tërhequr investitorë të mëdhenj në sektor.
Sipas tij, investimet janë fragmentare dhe nuk kanë arritur të garantojnë prodhim të qëndrueshëm nga termocentralet ekzistuese, ndërsa tregu për energjinë e erës dhe diellore nuk është hapur realisht për kapital privat.
Ai thekson se fondet publike po shkojnë kryesisht për blerje të energjisë nga jashtë, një politikë që e quan të gabuar dhe jo zgjidhje afatgjatë.
“Kosova e Re”, shansi i humbur
Një nga momentet kyçe në historinë energjetike të Kosovës ishte projekti i termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin në vitin 2017 u nënshkrua marrëveshje me kompaninë amerikane Contour Global. Projekti, me vlerë 1.3 miliard euro, parashikonte rritjen e kapacitetit prodhues për 500 megavat dhe funksionalizimin në vitin 2023.
Megjithatë, për shkak të kundërshtimeve mjedisore, ndryshimeve politike dhe tërheqjes së investitorit nga projektet me thëngjill, marrëveshja dështoi. Çeku beson se Kosova duhej të kishte këmbëngulur për realizimin e këtij projekti, duke e konsideruar linjitin si bazë të pashmangshme për sigurinë energjetike.
Planet për të ardhmen
Kosova ka miratuar Strategjinë për Energji 2022–2031, e cila parashikon rritjen e rolit të burimeve të ripërtërishme deri në 35 për qind të prodhimit brenda një dekade, si dhe dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050.
Që nga viti 2022, janë ofruar subvencione për pajisje efiçiente për ngrohje, por ekspertët paralajmërojnë se këto masa kanë rritur edhe më tej ngarkesën në rrjet.
“Subvencionet nuk e zgjidhin problemin, ato vetëm e mbulojnë atë”, shprehet Çeku.
Një projekt tjetër strategjik është programi 236 milionë dollarësh i prezantuar në vitin 2024, që synon ndërtimin e kapaciteteve për ruajtjen e energjisë përmes baterive, duke lehtësuar presionin në periudhat e pikut.