Dhuratë strategjike, Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar VIP

Data

Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar VIP të tipit Airbus A319, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes dypalëshe të publikuar në Fletoren Zyrtare, avioni do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare. Të gjitha shpenzimet që lidhen me transferimin e pronësisë dhe procedurat përkatëse do të mbulohen nga pala turke.

Avioni ka qenë më herët në përdorim nga linja ajrore kombëtare turke dhe është konfiguruar për përdorim qeveritar, duke përmbushur standardet e fluturimeve shtetërore dhe diplomatike. Marrëveshja konsiderohet si një gjest simbolik dhe praktik mbështetjeje për Shqipërinë, si dhe një hap për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik.

Nga ana teknike, avioni ka një peshë maksimale ngritjeje prej 75,900 kilogramësh dhe është i pajisur me dy motorë CFM56-5B7/P, secili me mbi 7,000 cikle të mbetura. Ai disponon sistemin “airshow”, por nuk ka sisteme argëtimi apo lidhje interneti në bord, konfigurim tipik për avionët qeveritarë.

Avioni do të përdoret për transport zyrtar të nivelit të lartë dhe misione shtetërore, duke ofruar standarde të larta sigurie, autonomie fluturimi dhe fleksibiliteti operativ.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related