Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Të lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe dinjitet

Data

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi për Krishtlindje për të gjithë besimtarët e krishterë dhe mbarë popullin shqiptar.

Në urimin e tij, Meta thekson se Lindja e Krishtit përfaqëson shpresën që nuk shuhet kurrë, dritën që ndriçon edhe errësirën më të thellë dhe besimin se e mira triumfon edhe në kohët më të vështira. Ai uroi paqe në shpirt, dashuri në zemër, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare.

Meta bëri thirrje për më shumë solidaritet, dhembshuri dhe mirësi mes qytetarëve, si dhe për drejtësi e përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj së ardhmes së vendit.

Në përmbyllje të mesazhit, ai shprehu shpresën se Krishtlindja e ardhshme do të festohet nga të gjithë shqiptarët në liri dhe me dinjitet, me besim se ditë më të mira do të vijnë për Shqipërinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related