SKANDAL I RI/ I akuzuari Ergys Agasi në eskortë zyrtare me kryeministrin, Berisha publikon pamjet tronditëse

Data

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar pamje filmike dhe fotografi që, sipas tij, provojnë se Ergys Agasi ka udhëtuar së bashku me eskortën zyrtare të kryeministrit gjatë lëvizjeve në Tiranë.

Në postimin e tij, Berisha shprehet se Agasi, i cili sipas opozitës është i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, lëvizte paralelisht me kryeministrin dhe ishte pjesë e kolonës së automjeteve të eskortës shtetërore.

Sipas përshkrimit të bërë nga Berisha, pamjet janë regjistruar gjatë këtij viti dhe tregojnë qartë se automjeti privat i Agasit renditet mes makinave të eskortës së kryeministrit. Ai thekson se bëhet fjalë për një automjet tip Range Rover, ndërsa pas tij shfaqet edhe një mjet tjetër që, sipas tij, përdorej nga rojet personale të Agasit.

Berisha pretendon se Agasi ruhej jo vetëm nga persona privatë, por edhe nga Policia e Shtetit, duke u futur drejtpërdrejt në eskortën zyrtare të Kryeministrisë gjatë takimeve me kryeministrin.

Sipas opozitës, ky fakt ngre dyshime serioze për marrëdhënie të ngushta mes qeverisë dhe personave të përfshirë në afera kriminale. Berisha i cilëson pamjet si prova të rënda që, sipas tij, zbulojnë një tjetër skandal të madh në nivelet më të larta të pushtetit.

Në përfundim të reagimit të tij, Berisha fton qytetarët të shohin pamjet e publikuara, të cilat sipas tij flasin vetë dhe dëshmojnë lidhje të papranueshme mes shtetit dhe personave të akuzuar për krime të rënda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related