Berisha dhe dhëndri i tij nën akuzë, detaje nga dosja e SPAK: Si Argita dhe Malltezi blenë toka dhe ia shitën…

Data

Dosja 500 faqe me provat që bënë të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi zbulon të gjithë skemën dhe rrugën që ndoqi ish Kryeministri për të arritur deri në privatizimin e Kompleksit Partizani. Privatizimi e objekti ushtarak me investime publike dhe impianti sportive aktive ndalohej nga ligje dhe procedura por gjithçka u zhbë me ndryshime ligjore, VKM të dedikuara dhe vendosjen në funksion të gjithë aparatit shtetëror, nga institucionet në varësi të ministrat.

“Shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, me detyrën për t’i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nënligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij’’.

Kështu shkruhet e zeza në të bardhë në dosjen e SPAK plote me prova, me të cilën mori të pandehur Sali Berishën, dhëndri Jamarber Malltezi, bashkëpunëtorin e tij dhe bashkëpronar Xhimi Begeja dhe investitorin Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv. Dosja fakton të gjitha lëvizjet që ish Kryeministri ndërmori për të realizuar qëllimin, privatizimin e ish Kompleksi Partizanit për të përfituar miliona euro dhëndri i tij dhe që në mënyrë indirekte shkonin edhe për llogari të vetë Berishës.

Të gjitha skemën, e implementuar që ditët e para kur Kryeministri ishte në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2005, që fillon me veprime në terren, vazhdon me ndryshime ligjore dhe përfundon deri edhe me presione direkte kujt nuk vendosej në rresht për ta mbyllur me urgjencë misionin.

Sapo Berisha erdhi në pushtet, pronarët me në krye Jamarber Malltezin u organizuan dhe aplikuan menjëherë për privatizimi e Kompleksi Partizani qe ishte ndërtuar mbi tokën e 5 familjeve, një nga të cilat familja Begeja, për të cilën dhëndri i Kryeministrit është nja nga trashëgimtarët. Rolet ishin të ndara. Në dosje përmendet se vërtetohet se Fatmir Bektashi, pronari e firma Kontakt, ka premtuar dhënien e një pjese të përfitimit që do të realizohej nga shitjet e objekteve që do të ndërtoheshin në territoret e 2 klubeve sportive “Partizani” dhe ky premtim bazohej në kërkesën e realizimit të kthimit të plotë të territoreve, privatizimin e objekteve në brendësi, ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi dhe për leje ndërtimi. “I vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva, ishte Sali Berisha”, thuhet në dosje dhe kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, janë realizuar mes dhëndrit të tij Malltezi e Fatmir Bektashit.

Ka qenë pikërisht Berisha ai që ka marrë përsipër përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblimin që në vijim i kalonte familjes së vajzës së tij.

Jamarbër Malltezi do të bënte çdo gjë duke lëvizur fijet në hije, ndërsa persona që merrej dukshëm me procedurat ishte Fatmir Bektashi dhe ortaku i tij dhe njëri prej trashëgimtarëve, Xhimi Begeja. Malltezi me grupi e vete, kishin disa pengesa ligjiore që ta vinte në funksion planin e tij pasi ligji premtonte kthimin e pronave vëtëm kur ato ishin të lira dhe kompensimin e tyre, kur ato ishin të zëna, dhe kompleksi sportiv “Partizani” konsiderohej edhe aset i Forcave të Armatosura. Por për të gjitha këto do të mendonte vjehrri i tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related