Përplasje e rëndë në autostradën A1, cisterna shpërthen dhe përfshihet nga flakët pas aksidentit me kamion

Data

Një ngjarje dramatike, që duket si skenë filmi, ka ndodhur në Itali, ku një cisternë ka marrë flakë dhe ka shpërthyer në mes të autostradës A1 Milano–Napoli, pas një përplasjeje me një kamion.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e frikshëm të shpërthimit, ku flakët përfshijnë mjetin dhe zona përreth mbulohet nga tym i dendur, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në afërsi.

Sipas autoriteteve italiane, menjëherë pas aksidentit në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrfikësve dhe policia e trafikut. Si masë sigurie, u krye evakuimi i menjëhershëm i një restoranti pranë autostradës, për të shmangur rrezikun për persona të tjerë.

Fatmirësisht, autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, ndërsa qarkullimi në këtë segment të autostradës u ndërpre për disa orë deri në neutralizimin e plotë të rrezikut dhe pastrimin e zonës.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes dhe shpërthimit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related