Napoli: Arrestohet një nga 100 personat më të rrezikshëm të kërkuar, fshihej në bunker brenda apartamentit

Data

Policia italiane ka arrestuar në Napoli 49-vjeçarin Ciro Andolfi, një nga 100 personat më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Itali. Ai ishte në arrati që prej vitit 2022 dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti për vuajtjen e një dënimi të mbetur prej 8 vitesh, 3 muajsh dhe 10 ditësh burg.

Andolfi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz, zhvatje në bashkëpunim të rënduar nga metoda mafioze dhe korrupsion. Ai konsiderohet pjesë e strukturave të kamorrës dhe ishte përfshirë në listën zyrtare të personave më të rrezikshëm të kërkuar nga Ministria e Brendshme italiane.

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në lagjen Barra të Napolit. Gjatë kontrollit të një apartamenti, forcat e rendit zbuluan se i kërkuari ishte fshehur në një bunker të ndërtuar brenda banesës, i përshtatur posaçërisht për t’i shpëtuar kontrolleve policore.

Arrestimi u krye në zbatim të një vendimi të Prokurorisë së Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit të Napolit. Sipas Karabinierëve, ky është arrestimi i 22-të i një të arratisuri të rrezikshëm i realizuar brenda një viti, në kuadër të operacioneve kundër krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related