Tifogrupi ‘Tirona Fanatics’ ka reaguar në media sociale pas vendimit të djeshëm të Disiplinës së FSHF-së, e cila dënon klubin e Tiranës që ndeshjet e mbetura të sezonit t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.
Ky vendim vjen pasi në ndeshjen e fundit në Superiore, Tirana – Vllaznia 3-4, tifozët bardheblu hodhën lëndë plasëse në drejtim të 3 lojtarëve të Vllaznisë.
Një dënim i ashpër për klubin e Tiranës e cila gjithashtu është e detyruar të paguajë 3 milionë lekë gjobë.
Në reagim tifozët e Tiranës, sulmojnë ashpër FSHF-në duke e quajtur ‘Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar’. Ata e cilësojnë dënimin si të turpshëm dhe diktatorial nga një Komision Komunist.
