Vranësira dhe reshje shiu – Parashikimi i motit për të mërkurën, 24 dhjetor

Data

Për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin e vendit.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, duke nisur që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. Në disa zona mund të ketë edhe shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Në zonat malore, veçanërisht në Alpe dhe në lartësitë mbi 700–800 metra në verilindje dhe mbi 900 metra në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Në orët e mëngjesit dhe gjatë reshjeve do të ketë mjegull dhe mjegullinë, kryesisht përgjatë zonave luginore, duke sjellë ulje të dukshmërisë.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 15 m/s.

Valëzimi i detit parashikohet i forcës 2 deri në 4 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related