Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me hakerimin e të dhënave të SPAK.
Sipas burimeve, Ismaili akuzohet për përgjim të paautorizuar të të dhënave kompjuterike dhe për përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Në të njëjtën çështje, si të pandehur janë marrë edhe Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.
Agim Ismaili u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi për rreth dy orë, ndërsa u njoh me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërkohë që SPAK po administron prova të tjera që lidhen me tentativat për ndërhyrje të paligjshme në sistemet e Prokurorisë së Posaçme.
