Noka akuzon mazhorancën: Përjashtimet në Kuvend u diktuan nga krimi, opozita nuk tërhiqet

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi ashpër pas vendimit për përjashtimin me 30 ditë nga Kuvendi të gjashtë deputetëve të opozitës, duke deklaruar se masat ndëshkuese janë dhënë me urdhër të botës së krimit dhe jo nga institucionet parlamentare.

Në një prononcim për mediat, Noka tha se vendimi është diktuar nga figura që, sipas tij, kontrollojnë pushtetin në hije, duke përmendur konkretisht emra të njohur të botës kriminale.

“Masat ndëshkuese u dhanë me urdhër të tyre. Kjo tregon se kush e drejton realisht këtë pushtet,” u shpreh ai.

Sipas Nokës, mazhoranca është e shqetësuar nga protestat e fundit të opozitës dhe reagimi qytetar përpara Kryeministrisë.

“Mbrëmë, me vërshimin e qytetarëve kundër narkoshtetit, ata morën mesazhin e qartë dhe sot reagojnë me frikë,” tha deputeti demokrat.

Ai shtoi se deputetët e opozitës e konsiderojnë përjashtimin si një medalje nderi.

“Çdo koleg i opozitës ndihet krenar që ndëshkohet sepse ka qenë i pakompromis në betejën kundër krimit dhe karteleve. Këto urdhra vetëm na bindin se jemi në rrugën e duhur,” theksoi Noka.

Deputeti demokrat paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet dhe se presioni politik do të vijojë deri në çmontimin e asaj që ai e cilësoi si bashkëpunim mes pushtetit dhe krimit të organizuar.

“Opozita nuk stepen, përkundrazi, përfaqësohet më fort. Ata ndajnë tendera, vendosin armiq dhe sillen si pronarë të shtetit, por kjo nuk do të zgjasë,” deklaroi ai.

Gjashtë deputetët e përjashtuar me 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare janë:

•Belind Këlliçi

•Fidel Kreka

•Albana Vokshi

•Klevis Balliu

•Flamur Noka

•Elda Hoti

Ndërkohë, për 23 deputetë të tjerë opozitarë nuk u morën masa ndëshkuese, çka sipas demokratëve tregon standard të dyfishtë dhe përdorim politik të Sekretariatit të Etikës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related