PS miraton përjashtimin e deputetëve të PD, Vokshi: Sjellje jo etike është mbrojtja e Ballukut, nuk do të tërhiqemi

Data

Mazhoranca socialiste ka miratuar në Sekretariatin e Etikës përjashtimin për 30 ditë të disa deputetëve të Partisë Demokratike, duke i akuzuar ata për sjellje jo etike gjatë seancave parlamentare.

Vendimi u kundërshtua ashpër nga deputetët demokratë, të cilët reaguan me protesta brenda sallës, duke goditur tavolinat në shenjë kundërshtimi dhe duke e cilësuar masën si politike dhe represive.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, iu drejtua drejtpërdrejt përfaqësuesve të mazhorancës, duke deklaruar se sjellja e vërtetë jo etike është refuzimi për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut dhe për ta vënë atë përballë drejtësisë.

“Jo etike është të mos hiqni imunitetin e Belinda Ballukut. Distancohuni nga këto veprime dhe hiqni imunitetin e saj. Ne nuk do të tërhiqemi derisa Belinda Balluku dhe Edi Rama të largohen”, u shpreh Vokshi.

Sipas vendimit të marrë, përjashtim 30-ditor nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare u vendos për deputetët:

  • Belind Këlliçi
  • Fidel Kreka
  • Albana Vokshi
  • Klevis Balliu
  • Flamur Noka
  • Elda Hoti

Opozita paralajmëroi se do të vijojë aksionin politik dhe përplasjen me mazhorancën, duke theksuar se ndëshkimet nuk do ta ndalin reagimin ndaj asaj që e cilëson si mbrojtje të korrupsionit nga ana e qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related