Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, teksa po shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës nga veprimtaria parlamentare.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetë të tjerë opozitarë, kanë kërkuar që mazhoranca të paraqesë prova konkrete për akuzat që, sipas tyre, justifikojnë masat disiplinore.
“Ku janë provat dhe çfarë kanë bërë deputetët? Ju kërkoni përjashtimin e opozitës në një kohë kur vetë institucioni ku ne mblidhemi është përfshirë nga akuza se ka funksionuar një grup i strukturuar kriminal. Është tjetër kush grup i strukturuar kriminal. Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë?”, deklaroi Bardhi gjatë debatit.
Në kulmin e tensioneve, ministri Ulsi Manja ndërpreu seancën, duke njoftuar se anëtarët e Sekretariatit do të tërhiqeshin për të marrë një vendim.
Deputeti Flamur Noka ironizoi situatën, duke thënë:
“Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhjet”.
Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:
Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
- Belind Këlliçi
- Fidel Kreka
- Albana Vokshi
- Ledina Alolli
- Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
- Klevis Balliu
- Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)
Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
- Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
- Gazment Bardhi
- Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)
Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
- Besart Xhaferri
- Xhelal Mziu
- Bledjon Nallbati
- Luçiano Boçi
- Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)
- Edi Paloka
- Ina Zhupa
- Klodiana Çapja
- Oerd Bylykbashi
- Enno Bozdo
- Tomorr Alizoti
- Ivi Kaso
- Gent Strazimiri
- Luan Baçi
- Bledi Himçi
- Greta Bardeli
- Manjola Luku
- Flamur Hoxha
- Kliti Hoti
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të konsultimeve brenda Sekretariatit të Etikës.
