Deputetët e Partisë Demokratike kanë protestuar sot gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku po shqyrtohet kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve opozitarë nga veprimtaria parlamentare.
Demokratët u shfaqën në sallë me pankarta në duar, ku shiheshin foto të Ergys Agasit dhe kryeministrit Edi Rama, të shoqëruara me mesazhe ironike dhe akuza politike, si:
“Kë të telefonojmë kur merr peng policia?”,
“Dorëheqje o babëzinj”.
Në disa pankarta të tjera paraqiteshin shishe verërash me vlera të larta monetare, ku shkruhej:
“Brenda shtëpisë së Ergys Agasit, miliona euro me koleksionin e verërave”.
Kërkesa për masa disiplinore vjen pas tensioneve dhe kaosit të regjistruar në seancat plenare të javës së kaluar. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, deputetët opozitarë kanë shkelur rëndë Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.
Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:
Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
- Belind Këlliçi
- Fidel Kreka
- Albana Vokshi
- Ledina Alolli
- Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
- Klevis Balliu
- Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)
Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
- Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
- Gazment Bardhi
- Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)
Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
- Besart Xhaferri
- Xhelal Mziu
- Bledjon Nallbati
- Luçiano Boçi
- Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)
- Edi Paloka
- Ina Zhupa
- Klodiana Çapja
- Oerd Bylykbashi
- Enno Bozdo
- Tomorr Alizoti
- Ivi Kaso
- Gent Strazimiri
- Luan Baçi
- Bledi Himçi
- Greta Bardeli
- Manjola Luku
- Flamur Hoxha
- Kliti Hoti
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Sekretariati i Etikës pas përfundimit të shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga mazhoranca.
