Trump shpall “Flotën e Artë”: Anije gjigante me armë hipersonike për Marinën Amerikane

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar krijimin e një brezi të ri anijesh luftarake për Marinën Amerikane, duke prezantuar projektin e quajtur “Flota e Artë”. Sipas tij, ky program synon ndërtimin e anijeve më të mëdha, më të fuqishme dhe më të avancuara teknologjikisht që ka pasur ndonjëherë marina amerikane.

Trump e cilësoi flotën aktuale si të vjetëruar dhe theksoi se SHBA ka nevojë për një transformim të thellë të fuqisë detare për të ruajtur epërsinë ushtarake globale dhe për t’u përballur me sfidat e reja gjeopolitike.

Anijet e reja pritet të kenë një zhvendosje nga 30.000 deri në 40.000 tonë, duke i bërë ndër më të mëdhatë në historinë e Marinës Amerikane. Ato do të ndërtohen ekskluzivisht në kantieret detare amerikane, si pjesë e përpjekjes për të forcuar industrinë vendase të ndërtimit të anijeve.

Sipas presidentit, këto anije do të pajisen me armët më të avancuara të kohës, përfshirë raketa hipersonike, topa elektromagnetikë, raketa cruise me rreze të gjatë veprimi dhe sisteme lazer për mbrojtje dhe sulm. Po ashtu, ato do të përdorin sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale për menaxhimin e operacioneve dhe vendimmarrjen taktike.

Trump theksoi se synon të ketë një rol aktiv edhe në procesin e projektimit të anijeve, duke nënvizuar se përveç fuqisë ushtarake, rëndësi ka edhe funksionaliteti dhe dizajni i tyre. Ai ka shprehur më herët pakënaqësi për pamjen e disa anijeve ekzistuese, duke deklaruar se teknologjia stealth nuk duhet të vijë në kurriz të ndërtimit praktik dhe estetik.

Në fazën e parë parashikohet ndërtimi i dy anijeve të para, të cilat më pas do të pasohen nga tetë të tjera. Në planin afatgjatë, flota e re mund të përbëhet nga 20 deri në 25 anije, që do të shërbejnë si shtylla kryesore e fuqisë detare amerikane për dekadat e ardhshme. Paralelisht, do të vijojë edhe modernizimi i aeroplanmbajtëseve ekzistuese.

Njoftimi vjen në një periudhë të shtimit të pranisë detare amerikane në zona strategjike, ndërsa Uashingtoni kërkon të forcojë kapacitetet parandaluese dhe të ruajë dominimin detar përballë rivalëve globalë. Sipas Trump, “Flota e Artë” do të jetë një garanci për sigurinë kombëtare dhe një mesazh i qartë force për çdo kundërshtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related