Protesta e opozitës, 4 persona të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Data

Policia ka ndërmarrë masa penale pas protestës së opozitës të zhvilluar një ditë më parë, ku janë shënuar incidente të dhunshme pranë godinës së Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, katër persona janë arrestuar, ndërsa gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Gjatë protestës, disa persona kanë hedhur bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të Kryeministrisë. Si pasojë, dy punonjës policie janë dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Po ashtu, në kaosin e krijuar, një qytetar është përfshirë nga flakët e një molotovi, duke pësuar djegie, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore.

Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë kryer veprime hetimore në vendngjarje, duke mbledhur prova materiale dhe duke dokumentuar dëmet e shkaktuara në ambientet përreth Kryeministrisë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related