Siguria energjetike në risk: Shqipëria ende pa plan përgatitjeje sipas standardeve të BE-së

Data

Shqipëria vijon të mos ketë një plan gatishmërie për garantimin e sigurisë së furnizimit me energji, në kundërshtim me kërkesat dhe standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Kjo evidentohet në raportin më të fundit mbi ecurinë e sektorit energjetik.

Sipas raportit, afatet për përmbushjen e disa detyrimeve kryesore kanë përfunduar prej vitesh, ndërsa procesi i përafrimit me legjislacionin evropian mbetet ende në faza diskutimi. Shqipëria nuk ka transpozuar ende rregulloren për përgatitjen ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë elektrike dhe nuk ka caktuar një autoritet kompetent për këtë qëllim, ndonëse afatet ligjore kanë skaduar në fund të vitit 2023 dhe fillim të vitit 2023.

Një projektligj për sektorin e energjisë elektrike, i shqyrtuar gjatë vitit 2025, parashikon që ministria përgjegjëse për energjinë të jetë autoriteti kompetent dhe të ketë detyrimin për miratimin e një plani përgatitjeje ndaj rreziqeve. Megjithatë, raporti thekson se transpozimi i plotë dhe zbatimi efektiv i rregullores do të kërkojnë ende ndryshime të tjera në legjislacionin parësor dhe dytësor.

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka transpozuar rregulloren për menaxhimin e emergjencave në sistemin energjetik dhe nuk ka dorëzuar deklaratat e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, pavarësisht detyrimit ligjor për ta bërë këtë.

Raporti vlerëson si zhvillim pozitiv miratimin e ligjit të ri për sigurinë kibernetike gjatë vitit 2024, i cili është pjesërisht i harmonizuar me standardet evropiane dhe krijimin e autoritetit kombëtar për certifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike, që synon të forcojë mbrojtjen e sistemeve kritike.

Në analizë përfshihet edhe siguria e furnizimit me gaz dhe naftë. Ndërsa sektori i gazit konsiderohet më i avancuar në procesin e përafrimit, furnizimi me naftë mbetet pas, me realizim vetëm rreth 23 për qind të planit të harmonizimit me kërkesat evropiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related