Sherr në zonën e plazhit në Durrës, 45-vjeçari plagoset me thikë! Dërgohet me urgjencë në spital, autorët në kërkim

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 17:35 në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit. I plagosuri, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se 45-vjeçari është përfshirë në një konflikt me disa persona ende të paidentifikuar, gjatë të cilit është goditur me mjet prerës.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Policia ka nisur veprimet procedurale dhe hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related