“300 Apartamente në Një Vend! Blushi: Dosja Balluku Plasi Kapakun e Korrupsionit dhe Zbuloi Skandalin që Trondit Qeverinë”

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se dosja e saj ka “shpërthyer pusetën” e korrupsionit në qeveri dhe ka nxjerrë në dritë abuzime të rënda me paratë publike.

I ftuar në një intervistë televizive, Blushi u shpreh se Balluku ka grabitur fondet e qytetarëve shqiptarë, duke e cilësuar atë si një nga figurat kyçe të korrupsionit qeveritar. Sipas tij, të dhënat që dalin nga dosja janë tronditëse dhe tregojnë një pasurim të pajustifikuar në përmasa skandaloze.

Referuar dokumentacionit që, sipas Blushit, ekziston në këtë dosje, ai deklaroi se rezulton që “Belinda Balluku ka 300 apartamente në një vend”, një shifër që sipas tij është simbol i pabarazisë ekstreme dhe abuzimit me pushtetin.

Blushi akuzoi gjithashtu Ballukun për vjedhje të drejtpërdrejtë të fondeve publike, duke përmendur shifrën e 50 milionë eurove të përfituara, sipas tij, përmes projektit të tunelit të Llogarasë.

“Në këtë dosje del qartë se zv/kryeministrja ka 300 apartamente në një vend, ndërkohë që një çift i ri në Shqipëri ka nevojë për 70 apo 80 vite punë për të blerë një garsoniere në periferi të Tiranës. Çfarë ka bërë kjo qeveri për familjet e reja dhe për të rinjtë?”, u shpreh Blushi.

Ai u ndal edhe te dosja e AKSHI-t, të cilën e cilësoi si një tjetër provë flagrante të mënyrës se si funksionon korrupsioni qeveritar. Sipas tij, kjo dosje të çon drejtpërdrejt në qendrat e vendimmarrjes së pushtetit dhe zbulon një skemë të mirëorganizuar zhvatjeje.

“Gjithçka tregohet në mënyrë mafioze, se si vidhet buxheti i shtetit. Dosja e AKSHI-t të çon drejt e në Surrel. Kjo qeveri është gati të vjedhë gjithçka, pa kufij. Prioriteti i saj nuk është qytetari, por zhvatja dhe taksat,” deklaroi Blushi.

Në përfundim, ai e cilësoi situatën si një krizë të thellë morale dhe politike, duke theksuar se këto skandale tregojnë qartë se korrupsioni është kthyer në mënyrë qeverisjeje, ndërsa qytetarët mbeten viktimat kryesore të kësaj skeme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related