Tronditëse në Itali: Çift i moshuar gjendet pa jetë në banesë, i ngordhur edhe qeni. Dyshohet tragjedi familjare

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e vogël të Ronagos, në territorin e komunës Uggiano, në provincën e Comos në Itali, ku një çift i moshuar është gjetur i pajetë brenda banesës së tyre.

Viktimat janë një burrë 78 vjeç dhe bashkëshortja e tij 77 vjeçe. Trupat e tyre u gjetën nga autoritetet pas alarmit të dhënë nga djali i burrit, i cili nuk kishte mundur të kontaktonte me ta. Gjatë kontrollit të banesës, policia konstatoi se edhe qeni i çiftit ishte gjetur i ngordhur.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet po hetojnë një tragjedi familjare, megjithatë hetimet janë ende në fazë fillestare dhe asnjë pistë nuk është përjashtuar. Nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e gruas gjatë kontrollit të parë mjeko-ligjor.

Një nga hipotezat që po shqyrtohet është se gruaja, e cila vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka arritur ta përballojë situatën. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një dyshim paraprak.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së çiftit, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur zonën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related