ZBULIM TRONDITËS NË DEVOLL! Shtëpia shndërrohet në ARSENAL LUFTE – 9 granata dhe ndezësa gati për shpërthim, 54-vjeçari zhduket

Data

Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Devollit, pasi kishte kthyer banesën e tij në një depo të mirëfilltë armatimi, duke mbajtur armë dhe municione luftarake pa leje.

Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. J., banues në fshatin Hoçisht, ku janë zbuluar armë të rënda luftarake.

Gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan:

  • 9 granata dore, nga të cilat
    • 3 granata ofensive
    • 6 granata difensive
  • 8 ndezësa të unifikuar

Të gjitha sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për kapjen e 54-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal dhe burimin e armatimit të sekuestruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related