Shkresa “bombë” e PS: Berisha, Bardhi, Noka e Këlliçi drejt përjashtimit nga Kuvendi

Data

Pas përplasjeve të forta, flakadanëve dhe kaosit të shënuar në seancën plenare të 18 dhjetorit 2025, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë për masa të rënda disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike.

Sipas shkresës zyrtare të PS-së, incidentet e ndodhura përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit, duke rrezikuar sigurinë fizike në sallë dhe bllokuar funksionimin normal të parlamentit.

Në dokument theksohet se gjatë seancës:

  • u hodhën lëndë piroteknike dhe sende të forta,
  • u sulmua Kryetari i Kuvendit,
  • u penguan anëtarë të Këshillit të Ministrave,
  • pati përplasje me Gardën e Republikës,
  • dhe u bllokua foltorja, duke e kthyer seancën në kaos të plotë.

Grupi Parlamentar i PS argumenton se kërkesa bazohet në pamje filmike, prova materiale dhe akte zyrtare, të administruara gjatë seancës.

DEPUTETËT PËR TË CILËT KËRKOHET PËRJASHTIMI

Përjashtim për 

60 ditë

(nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare)

  1. Belind Këlliçi
  2. Fidel Kreka
  3. Albana Vokshi
  4. Ledina Alolli
  5. Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike)
  6. Klevis Balliu
  7. Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim pajisjesh dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës)

Përjashtim për 

30 ditë

  1. Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe shkelje të Kodit të Sjelljes)
  2. Gazment Bardhi
  3. Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, gjuhë joparlamentare dhe pengim të punimeve)

Përjashtim për 

10 ditë

  1. Besart Xhaferri
  2. Xhelal Mziu
  3. Bledjon Nallbati
  4. Luçiano Boçi
  5. Saimir Korreshi (për pengim të seancës dhe akte dhune)
  6. Edi Paloka
  7. Ina Zhupa
  8. Klodiana Çapja
  9. Oerd Bylykbashi
  10. Enno Bozdo
  11. Tomorr Alizoti
  12. Ivi Kaso
  13. Gent Strazimiri
  14. Luan Baçi
  15. Bledi Himçi
  16. Greta Bardeli
  17. Manjola Luku
  18. Flamur Hoxha
  19. Kliti Hoti
  20. ÇFARË PRITET MË TEJ?

Kërkesa e PS-së pritet të shqyrtohet nga strukturat përkatëse të Kuvendit, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Kryetari i Kuvendit dhe organet disiplinore, sipas procedurave parlamentare.

Nëse miratohet, kjo do të përbënte një nga ndëshkimet më të rënda kolektive ndaj opozitës në historinë e Kuvendit, duke thelluar edhe më tej krizën politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related