Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll brenda vetëm një ore, mes tensioneve dhe kaosit të shkaktuar nga deputetët e Partisë Demokratike. Pas përfundimit të seancës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi ashpër sjelljen e opozitës, duke e cilësuar atë si një skenar të vjetër dhe të përsëritur.
Duke folur për gazetarët jashtë Kuvendit, Balla deklaroi se ajo që ndodhi sot nuk përbën asnjë risi politike.
“E sotmja nuk është një lajm i ri, asgjë e re nga fronti i lindjes. Po kujtoja sot, plot 8 vite më parë, e njëjta pamje në Kuvend. Atë ditë zgjidhej Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, sot Avokati i Popullit. I njëjti skenar, e njëjta sjellje,” u shpreh Balla.
Sipas tij, sa herë që Partia Demokratike nuk arrin të mobilizojë mbështetës në protestat e saj, tenton të krijojë kaos institucional brenda Parlamentit.
“Shqiptarët e dinë: sa herë protestat nuk kanë frymë dhe pjesëmarrje, tentojnë t’i vënë zjarrin parlamentit që t’i shtyjnë njerëzit në protestë. Shqiptarët e dinë se kush jep urdhra për këto imazhe,” theksoi ai.
Balla ironizoi edhe faktin se opozita tentoi të pengonte betimin e Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani, ndonëse vetë demokratët kishin firmosur kandidaturën e tij.
“I pashë që tentuan të pengojnë Avokatin e ri të Popullit, edhe pse vetë e kanë firmosur dhe propozuar. Por qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara,” shtoi ai.
Në një tjetër deklaratë, Balla komentoi edhe vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e pjesshme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke e cilësuar si një lajm pozitiv, por duke goditur sërish opozitën.
“Dua të përgëzoj vendimin e BE-së për të hequr një pjesë të masave ndaj Kosovës. Është një lajm i mirë. Por sa herë Kosova ka festë, Saliu bën një dëm në Shqipëri,” deklaroi kreu i grupit socialist.
Seanca plenare zgjati vetëm një orë, pasi deputetët e PD-së bllokuan karriget e ministrave dhe kërkuan praninë e Belinda Ballukut në Kuvend. Pavarësisht bllokadës dhe akuzave nga opozita, maxhoranca vijoi procedurat parlamentare dhe kaloi rendin e ditës për votim.