Trump zgjeron ndalimin e udhëtimit, shton gjashtë vende të tjera në listë

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjeruar listën e vendeve, qytetarëve të të cilave u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar gjashtë vende të reja: Palestina, Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria. Vendimi u njoftua nga Shtëpia e Bardhë të martën dhe vjen në kuadër të ashpërsimit të politikave kundër imigracionit.

Ky ndalim i ri i shtohet 12 vendeve të tjera, për të cilat kufizimet ishin bërë publike në qershor.

Në dekret, Palestina nuk përmendet si shtet, pasi Uashingtoni nuk e njeh zyrtarisht. Në vend të kësaj, dokumenti i referohet palestinezëve si persona që udhëtojnë me dokumente të lëshuara ose të miratuara nga Autoriteti Palestinez, duke e klasifikuar ndalimin mbi bazën e dokumenteve të udhëtimit.

Vendimi vjen disa javë pasi Trump shpalli një “pauzë të përhershme” të migracionit nga ato që ai i quajti “vendet e Botës së Tretë”, pas një sulmi me armë zjarri në Uashington ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, arsyeja kryesore e zgjerimit të ndalimit lidhet me shqetësime për sigurinë kombëtare, duke theksuar se:

  • disa grupe terroriste të shpallura nga SHBA-ja veprojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës;
  • konflikti i fundit në këto zona ka kompromentuar proceset e verifikimit dhe kontrollit të udhëtarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related