Masakra në Sydney: 59 akuza ndaj autorit, sulmi cilësohet terrorist

Data

Policia e Uellsit të Ri Jugor ka ngritur 59 akuza penale ndaj Naveed Akram, autorit të sulmit me armë zjarri në Bondi Beach, Sydney, mes të cilave 15 akuza për vrasje dhe 1 për akt terrorist.

Gjatë sulmit, i cili ndodhi gjatë një aktiviteti të komunitetit hebraik për festimin e natës së parë të Hanukkah, u vranë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ngjarja është cilësuar si më vdekjeprurësja në Australi që nga viti 1996.

Autor i dytë i dyshuar, babai i tij Sajid Akram (50 vjeç), u vra në vendngjarje gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Naveed Akram, 24 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe seanca e tij e parë gjyqësore u zhvillua nga shtrati i spitalit.

Autoritetet australiane e kanë cilësuar sulmin si incident terrorist. Kryeministri Anthony Albanese deklaroi se ngjarja ishte e motivuar nga ideologjia e grupit Shteti Islamik. Sipas policisë, në automjetin e përdorur nga sulmuesit u gjetën flamuj të ISIS-it dhe pajisje shpërthyese të improvizuara (IED).

Hetimet kanë zbuluar se baba e bir kishin udhëtuar në Filipine rreth një muaj para sulmit, nga 1 deri më 28 nëntor, me destinacion final qytetin Davao. Naveed Akram udhëtoi me pasaportë australiane, ndërsa babai i tij përdori pasaportë indiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related