Surpriza te “Lojtari i Vitit” i Kombëtares, mungojnë votat e Muçit dhe talentit surprizë të edicionit

Data

Mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndarjen e çmimeve të “Topit të Artë” solli jo vetëm vlerësime individuale, por edhe disa pikëpyetje lidhur me procesin e votimit për çmimin “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Ky çmim u vendos përmes votës së vetë futbollistëve të ekipit kombëtar, ndërsa në një video të shfaqur gjatë ceremonisë u panë lojtarët kuqezi teksa shprehnin preferencën e tyre për shokun më të spikatur të ekipit. Në fund të votimit, Berat Gjimshiti u shpall fitues, duke lënë pas Myrto Uzunin.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e disa emrave të rëndësishëm në listën e votuesve. Për arsye që nuk u sqaruan, Ernest Muçi nuk rezulton të ketë marrë pjesë në votim apo të ketë shprehur votën e tij.

Po ashtu, mungon edhe Julian Shehu, një prej lojtarëve që u konsiderua si zbulimi i edicionit, falë paraqitjeve të tij bindëse gjatë kualifikueseve të Botërorit.

Në listën e futbollistëve që nuk votuan, pavarësisht se kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares, figurojnë edhe emra si Marash Kumbulla, Taulant Seferi, Elhan Kastrati, si dhe Alen Sherri, ky i fundit i pranishëm edhe në sallë gjatë ceremonisë.

Mungesat kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të votimit dhe kanë shtuar diskutimet rreth transparencës dhe përfshirjes së plotë të lojtarëve në një nga çmimet më prestigjioze individuale të Kombëtares.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related