Gjendet i pajetë një i moshuar në Lungomare të Vlorës, dyshohet se është mbytur në det

Data

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 89-vjeçar, i identifikuar si Shezai Hoxha, i cili është gjetur buzë detit. Mësohet se i moshuari vuante nga skleroza, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.

Policia bën me dije se ngjarja është konstatuar rreth orës 07:00, ndërsa viktima ishte banues në fshatin Dushkarak.

“Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related