Kushtet atmosferike gjatë ditës së martë parashikohen të jenë të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.
Moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të alternuara me vranësira kalimtare, ndërsa temperaturat e ulëta do të ndihen më tepër në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes.
Mjegulla dhe mjegullina do të jenë të pranishme kryesisht në zonat luginore dhe pranë lumenjve, duke sjellë ulje të dukshmërisë, ndaj këshillohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/sek, por në zona të veçanta, veçanërisht përgjatë bregdetit dhe lugina, ajo mund të forcohet deri në 14 m/sek.
Në det, valëzimi pritet të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke mos krijuar probleme për lundrimin.
