Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë në Shqipëri, Joana Qeleshi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, një masë që ishte vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
E ftuar në emisionin Studio24, Qeleshi u shpreh se nuk e kishte pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se çështja tashmë ka hyrë në një fazë të re, atë të shqyrtimit në themel.
Sipas saj, vendimi i Kushtetueses për të pezulluar zbatimin e masës së sigurisë ka rikthyer Ballukun në detyrë me kompetenca të plota, me argumentin se pezullimi sillte pasoja të rëndësishme për funksionimin e Këshillit të Ministrave.
“Personalisht nuk e kam pritur një vendim të tillë. Për fazën e parë të pezullimit, diskutohej nëse çështja do të kalonte në seancë plenare. Tani kemi një hapje reale të çështjes në themel dhe mënyra se si do të vijojë ajo mbetet për t’u parë”, u shpreh Qeleshi.
Avokatja theksoi se, megjithëse është parashikuar një seancë më 22 janar, ekziston mundësia që ajo të shtyhet për shkaqe të paparashikuara, çka do të thotë se deri në një vendim përfundimtar, Balluku do të vijojë ushtrimin e funksioneve të saj.
“Deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, zv/kryeministrja do të jetë në detyrë, pasi vendimi për pezullimin e masës e ka rikthyer atë plotësisht në funksion”, theksoi Qeleshi.
Ajo shtoi se, pavarësisht opinioneve të ndryshme, vendimet e gjykatave duhet të respektohen, ndërsa debati ligjor mbi këtë çështje pritet të vijojë në muajt në vazhdim.