Vrasja e regjisorit të njohur dhe gruas së tij në vilën luksoze, debati i fundit dhe dyshimet mbi rolin e fëmijëve

Data

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me vrasjen e regjisorit të njohur Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, Michelle, të cilët u gjetën të pajetë në vilën e tyre luksoze në Brentwood, Los Angeles.

Sipas mediave amerikane, çifti u gjet me plagë në zonën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës. Burime të afërta me hetimin, të cituara nga TMZ, bëjnë me dije se në banesë dyshohet të ketë pasur një debat të ashpër pak përpara ngjarjes fatale.

Hetimet janë përqendruar te djali i çiftit, Nick Reiner, i cili sipas raportimeve vuan prej vitesh nga varësia ndaj lëndëve narkotike dhe njihet për sjellje të paqëndrueshme. Ai po merret në pyetje nga autoritetet, por deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim dhe nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare.

Ndërkohë, edhe roli i vajzës së çiftit është pjesë e hetimeve. Raportohet se ajo ka qenë personi që ka gjetur trupat e pajetë të prindërve dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Sipas burimeve, ajo ka përmendur një familjar si person të dyshuar të mundshëm, duke e cilësuar atë si potencialisht të rrezikshëm.

Revista “People” konfirmon se hetimet janë ende në fazë paraprake dhe se autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat, pa përjashtuar asnjë skenar.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka deklaruar vetëm se çështja po trajtohet nga Divizioni i Vrasjeve, pa dhënë detaje mbi shkakun përfundimtar të vdekjes apo identitetin e autorit të dyshuar.

Përfundimet zyrtare priten nga ekzaminimi mjeko-ligjor, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related