Tubimi i PD-së para Kryeministrisë, policia njofton kufizime në qarkullim: Ja akset që do të bllokohen sot

Data

Policia e Tiranës ka bërë publike masat e marra për tubimin e paralajmëruar nga Partia Demokratike, i cili do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 përpara godinës së Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, masat kanë për qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e tubimit pa incidente.

Konkretisht, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të aktivitetit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Po ashtu, kufizime do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia thekson se, në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera rrugore përreth zonës së Kryeministrisë. Për të shmangur bllokimet, qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative.

Në përfundim, Policia e Tiranës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin akset e sipërpërmendura dhe të ndjekin udhëzimet e efektivëve në terren, për të mos krijuar probleme në lëvizje dhe për të garantuar zhvillimin normal të tubimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related