Osmani dënon sulmin terrorist në Sidnei: Solidaritet i plotë me komunitetin hebre dhe popullin australian

Data

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në plazhin Bondi në Sidnei të Australisë, gjatë një feste hebraike, ku 16 persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.

Në një mesazh publik, Osmani shprehu ngushëllimet e saj më të thella për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke theksuar se Kosova qëndron fuqishëm kundër dhunës dhe urrejtjes.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Sydney. Zemrat tona janë me të gjithë të prekurit dhe u urojmë forcë dhe shërim të plagosurve. Ne jemi në solidaritet të plotë me Kryeministrin australian, komunitetin hebraik dhe popullin e Australisë. Dhuna dhe urrejtja nuk duhet të kenë vend në botën tonë”, shkroi presidentja Osmani.

Sulmi në Bondi Beach është dënuar gjerësisht nga liderë botërorë dhe autoritetet australiane e kanë cilësuar atë si një akt terrorist që synonte komunitetin hebre, duke rikthyer shqetësimet mbi rritjen e ekstremizmit dhe antisemitizmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related