Skandal mjedisor në Elbasan/ Aktivitet i paligjshëm në përpunimin e mbetjeve, arrestohen 16 persona – mes tyre zyrtar bashkie dhe 9 të huaj (EMRAT)

Data

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Metalurgjiku”, duke arrestuar 16 persona, nga të cilët 9 janë shtetas të huaj, të dyshuar për ushtrimin e një aktiviteti të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe ndotjen e rëndë të mjedisit në zonën e ish-Metalurgjikut, në Bradashesh.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe me mbështetjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Sipas policisë, dy subjekte tregtare kanë shkelur rëndë legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

TË ARRESTUARIT

Shtetas të huaj:

  • Juncheol Chung, 64 vjeç – shtetas korean (administrator)
  • Prakash Kadel, 32 vjeç – shtetas nepalez
  • Rahul Pal, 24 vjeç – shtetas indian
  • Styend Pal, 27 vjeç – shtetas indian
  • Dheeraj Kumar, 32 vjeç – shtetas indian
  • Rajesh Yadav, 38 vjeç – shtetas indian
  • Munna Singh, 43 vjeç – shtetas indian
  • Aaditiya Raj, 31 vjeç – shtetas indian (inxhinier/drejtues teknik)
  • Rahul Pal, 24 vjeç – shtetas indian

Shtetas shqiptarë:

  • Eglis Flaga, 48 vjeç – administrator
  • Besnik Abdiaj, 62 vjeç – drejtor prodhimi
  • Elton Bejkolli, 48 vjeç – drejtor prodhimi
  • Elton Beqi, 51 vjeç – inxhinier
  • Jakup Karaj, 63 vjeç – përgjegjës turni
  • Dorjan Xhufka, 45 vjeç – operator furre
  • Ismail Dybeli, 60 vjeç – shef i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, i arrestuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”

TË SHPALLUR NË KËRKIM

Janë shpallur në kërkim 8 shtetas, aksionerë të subjekteve tregtare:

B. Z., D. K., F. M., Gj. B., A. Sh., S. O., I. L., A. K.

Ata akuzohen për:

  • “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”
  • “Fshehja e të ardhurave”
  • “Punësimi i paligjshëm”
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim

MASAT ADMINISTRATIVE DHE SEKUESTRO

Gjatë inspektimeve:

  • Një subjekt u gjobit me 3 milionë lekë
  • Subjekti tjetër me 10 milionë lekë
  • Aktiviteti i të dy subjekteve u pezullua
  • U sekuestruan telefona celularë dhe DVR

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related