“Beteja finale nis sot” – Berisha: Kryesia e PD-së merr vendime historike

Data

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një video nga foltoret, të shoqëruar me një mesazh në prag të mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Berisha bën me dije se në këtë mbledhje do të merren vendime të rëndësishme për atë që ai e cilëson si “beteja finale” politike.

“Gabimet janë njerëzore, por qëndresa është ADN-ja e demokratëve.

Sot në mbledhjen e kryesisë, Kryesia do të marrë vendimet për t’u angazhuar në betejën vendimtare, betejën finale”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe vjen në një klimë të tensionuar politike, pas deklaratave të forta të liderit demokrat për nisjen e protestave dhe përballjen me qeverinë.

Vendimet që do të merren nga strukturat drejtuese të partisë pritet të përcaktojnë hapat e ardhshëm të opozitës në skenën politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related