Tragjedi humanitare në Gaza/ Shirat e rrëmbyeshëm marrin 16 jetë, mes viktimave tre fëmijë – shkatërrohen strehimet e improvizuara

Data

Situata humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar ndjeshëm pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur enklavën gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar 16 viktima, mes tyre tre fëmijë, si dhe dëme të mëdha në strehimet e improvizuara ku jetojnë mijëra familje palestineze.

Sipas Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi, reshjet intensive të shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar shembjen e të paktën 13 banesave, duke zënë njerëz nën rrënoja. Zëdhënësi Mahmoud Bassal bëri me dije se gjashtë persona humbën jetën në Bir al-Naja, kur një shtëpi u shemb plotësisht, ndërsa pesë të tjerë u vranë nga shembje muresh në incidente të ndara.

Në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës, ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa të pajetë nën rrënojat e një banese. Ndërkohë, tre fëmijë humbën jetën si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit ekstrem, në kushtet e mungesës së ngrohjes dhe strehimit të sigurt.

Spitali Al-Shifa konfirmoi vdekjen e 9-vjeçares Hadil Al-Masri dhe të një foshnjeje disa muajshe, Tayem Al-Khawaja. Një tjetër foshnjë, Rahat Abu Jazzar, vetëm tetë muajshe, ndërroi jetë në kampin Al-Mawasi në Khan Yunis.

Sipas UNICEF, temperaturat gjatë natës në Gaza zbresin në 8–9 gradë Celsius, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit.

Zëdhënësi i UNICEF-it, Jonathan Crickx, paralajmëroi se kushtet e jetesës janë jashtëzakonisht të rënda.

“Shirat janë të rrëmbyeshëm dhe familjet jetojnë në tenda të improvizuara, të ekspozuara ndaj erës dhe të mbrojtura vetëm nga fletë plastike. Këto kushte janë jashtëzakonisht të rrezikshme,” u shpreh ai.

Ai shtoi se kushtet sanitare janë alarmante, duke ngritur shqetësime serioze për përhapjen e sëmundjeve, veçanërisht mes fëmijëve, në një territor tashmë të shkatërruar nga konflikti dhe mungesa e ndihmave bazë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related